Një përplasje e ashpër ka ndodhur në “Politiko” mes komentatorëve politikë, Shqipe Pantinës dhe Blerim Gashit.
Pantina ka pasur kritika për punësimin e fundit në KEK, për çka tha se janë pranuar kandidatë që kanë qenë “militantë të VV-së”.
“Në asnjë qeveri më herët nuk ka ndodhur që kryeministri me jau dhuru me listë punësimin militantave të vet. I kanë punësu”, ka thënë Pantina.
Gashi ka reaguar ashpër ndaj një deklarimi të tillë.
“Tjerat kanë qenë format dhe korrupsioni. Tjera se t’i kanë anulu tenderat, t’i kanë marrë konkraktimet e punëve, t’i kanë marrë sigurimet. S’po bajnë njejtë këta. Në qoftë se kryeministri në ndërmarrjen publike jau jep kartelat e punës dhe vërtetohet ai proces, sikur përpara që kanë bo pa konkuru, atëherë ia pafshin hajrin. Deri atëherë të presin”, ka thënë Gashi duke iu referuar qeverive të kaluara.
“Është vërtetu që kanë diploma fallco”, ka ndërhyrë Matoshi. /Gazeta10/