Politiko

Pantina për fushatën zgjedhore: VV shumë zbehtë, Kurti e ka luajtur rolin e viktimës

Gazeta10
08 Janar 2025 - 21:36

Komentatorja politike, Shqipe Pantina ka thënë se partitë opozitare në Kosovë e kanë nisur mirë parafushatën.

Sipas Pantinës, ata kanë arritur të mobilizojnë mbështetësit e tyre.

“Partitë opozitare kanë filluar qysh më herët aktivitetet e tyre, atë që quhet parafushatë. Kanë mobilizuar mbështetësit e tyre që më datën 11 me fillu me entuziasëm”, ka thënë Pantina në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.

Por një mendim ndryshe, Pantina e pati për Lëvizjen Vetëvendosje.

“VV ka qenë shumë e zbehtë në aktivitetet e tyre të parafushatës. Edhe këto ditë kanë qenë të zbehtë. Edhe tubimet që i kemi pa nuk kanë qenë shumë të mbushura me njerëz. Vetë intervista e fundit e Kurtit ishte e zbehtë, më shumë e ka luajtur rolin e viktimës”, ka thënë ajo. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.