
Dy krerët e shteteve, kryeministri kosovar Albin Kurti e presidenti serb, Aleksandar Vuçiq pak para takimeve me zyrtarët evropianë, janë takuar ndaras me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Ka bërë të ditur kështu, gazetari i Kanal10 në një raportim nga Brukseli.
Sadiku tha se takimi me Esobarin është bërë jashtë ndërtesës së Komisionit Evropian.
“Ekzistojnë dilema nëse Kurti do ta shpije përpara çështjen e Asociaiconit. Përderisa si sfidë kryesore, Vuçiqi do ta ketë shkëputjen nga Rusia dhe drejtimin nga BE-ja. A mund të ndodhë një gjë e tillë, është pikëpyetje e madhe. Flasim për këtë marrëveshje evropiane si një bazament të rëndësishëm për ta çuar proceisn përpara. Pritet një natë e gjatë sonte”, ka shtuar gazetari Sadiku. /Gazeta10