Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Paralajmërimi amerikan, Kurti po përgatitë përgjigjen për SHBA-të dhe qytetarët

Gazeta10
07 June 2023 - 13:12

Ministrat në kabinetin qeveritar të Kosovës kanë paralajmëruar se kryeministri Albin Kurti shumë shpejt do t’i kthejë përgjigje bashkësisë ndërkombëtare, mediave dhe qytetarëve për kërkesat e tyre për deeskalimin e situatës në veri.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku, theksuan se legaliteti dhe ligjshmëria duhet të mbizotërojnë në të gjithë vendin, përfshirë veriun.

Në konferencën për medie, pas mbledhjes së qeverisë ata nuk pranuan të komentojnë raportimet për shqyrtim të sanksioneve ndaj Kosovës në rast se nuk zgjidhet situata në veri.

Ndërkombëtarët po kërkojnë që Kosova ta largojë policinë nga objektet komunale në katër komunat veriore, ndaljen e protestave, zgjedhjet e reja dhe pjesëmarrjen e serbëve lokalë në to dhe nisjen e themelimit të Asociacionit. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.