Gazeta10

Paralajmëron Begaj: Ka rrezik të eskalimit të situatës në veri

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka thënë se ekziston rreziku i eskalimit të situatës në veri të Kosoës, pasi ka thënë se strukturat kriminale atje mund ta provokojnë këtë.

Begaj në një intervistë për televizionin publik ka thënë se duhet ruajtur qetësia.

“Ka rrezik për eskalimin e situatës në veri të Kosovës. Atje ka struktura kriminale të përkrahura nga elementet shtetërore që mund të cenojnë sigurinë. Ajo që mund të them është që të ruajmë qetësinë dhe të marrim çdo incident me qetësi e ta raportojmë në media, mos ta lëmë Serbinë që të keqinformojë për ngjarje të caktuara”, ka thënë Bega.

Begaj ka thënë se Shqipëria do të qëndrojë në krah të Kosovës me të gjitha mjetet. Mirëpo, ai ka shtuar se dialogu është mënyra e duhur për të arritur paqen e përhershme në rajon.

“Ne jemi në kohën e modernizmit, ku vetëm me dialog mundemi t’i zgjidhim problemet që mund të na dalin. Dhe rruga euroatlantike e Kosovës është e pashmangshme, e patjetërsueshme dhe e duhur, ndaj me ndihmën e SHBA-së, BE-së dhe aleatëve tjerë, dialogu duhet të avancohet tutje”, ka thënë Begaj.

Presidenti i Shqipërisë ka thënë se takimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, të mërkurën, si dhe takimi të enjten me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi, janë takime të rëndësisë së veçantë.

“Takimi në NATo është takim i rëndësishëm për të dyja palët, ku do të bëhet e ditur se dhuna nuk do të tolerohet, sepse dhuna sjellë mjerim, varfëri dhe nuk duhet t’i kthehemi reminishencës”, tha Begaj në Trnasmetuesin Publik.

NË FOKUS

Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
Shala- Kerstiqi
Përplasen Kërstiqi dhe Shala- “Kurrë mos e harro që jam serb e që e pranoj realitetin e Kosovës”
336524107_3440503419558543_7262121772771312521_n
Reagon Halil Kastrati: Djali im është mirë e shëndoshë
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
335745736_770412834416604_1430752914861605177_n
Dialogu apo Big Brother, qytetarët befasojnë në sondazhin e Emisionit të Mëngjesit (VIDEO)
336267086_595735819249913_2802709335561007739_n
Emocionuese, shqiptari nga Kosova - pilot i Forcave Ajrore Amerikane (Video)