
Nipi i dy dëshmorëve të kombit, Fahri Fazliu është deklaruar për media pas lirimit të tij nga Gjykata Sepciale.
Në detaje ai ka treguar edhe se si është arrestuar nga Gjykata Speciale, raporton Gazeta10.
“Pasi e kam lënë djalin në çerdhe më janë afruar 3 persona një mashkull dhe dy femra dhe më kanë thënë se jemi nga Prokuroria Speciale dhe se duhet të na e japësh telefonin, unë nuk pranova dhe thashë se deri sa të vijë avokati im nuk do të bëjë asnjë veprim, nuk më lejuan ta lajmërojë avokatin sepse dëshironin ata ta lajmëronin, pasi erdhi avokati në shkuam në zyret e tyre në Fushë Kosovë dhe e dorëzuam telefonin pasi ishte një urdhër nga Gjykata Speciale e Kosovës”, tha ai.
Fazliu gjithashtu shton se para 2-3 viteve ka qenë edhe ai dëshmitarë në Hagë./Gazeta10