Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Pas padisë së Deliut ndaj Haxhiut, reagon zëvendësministri Blerim Sallahu

Gazeta10
08 September 2023 - 17:53

Pas njoftimit të deputetes së PDK-së, Blerta Deliu-Kodra për ushtrimin e padisë ndaj ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila e akuzoi deputeten për vjedhjen e 2.500 eurove të buxhetit të shtetit, ka reaguar zëvendësministri i Drejtësisë Blerim Sallahu.

Sallahu në rrjetin social Facebook ka postuar një grafikë për të cilën thotë që vërteton siç ka thënë ai pjesëmarrjen apo më saktë mospjesëmarrjen e Deliut  në mbledhjet e Komisionit për të cilat ani pse nuk ka marrë pjesë është kompensuar financiarisht, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë që kjo është shkelje e legjislacionit në fuqi.

Deputetja Deliu sot ka njoftuar që sot ka dorëzuar padinë siç ka thënë për shpifje ndaj Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu – aty ku të pavërtetat e saj në studio televizive pres të marrin përgjigjen e merituar.

“Tendenca që me shpifje dhe fyerje ndaj opozitës me e zhvendosë vëmendjen nga skandalet korruptive të kësaj qeverie, nuk kalon. As nuk frikësohemi e as nuk zmbrapsemi nga angazhimi ynë për të denoncuar krimin dhe korrupsionin e këtij pushteti“, shkroi Deliu-Kodra. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.