Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pas raportimit në Kanal 10, banorëve të Lagjes Arbëria u rikthehet ndriçimi publik

Gazeta10
10 July 2024 - 17:59

As 24 orë nga raportimi i ankesës në emisionin Raport të Kanal 10, banorëve të lagjes Arbëria  në kryeqytet u është rikthyer ndriçimi publik.

Kjo pasi, mediumi 10 pas ankesës së shtruar nga banorët e asaj lagje, përmes linjës direkte kishin kontaktuar drejtrorin e shërbimeve publike të komunës së Prishtinës, Bekim Brestivcin, i cili edhe kishte premtuar se do zgjidhej ky problem.

“Problemin që e kemi pasur me ndriçim të rrugëve që një javë ditë, faleminderit prej kompanisë që ish dal sot e kish rregullu,e dhe u kry puna. Krejt lagjia ishte në terr “, tha njëri prej banorëve të kësaj lagje.

Emisioni Raport i Kanal 10 po vazhdon të dëgjoj e publikoj ankesat e parashtruara nga banorë të ndryshëm të komunave në vend. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.