Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Pas telasheve me shërbimet e telefonisë, Vala: Ndodhi si shkak i vjetërsisë së pajisjeve

Gazeta10
03 October 2023 - 11:14

Operatori Vala ka dalë me një njoftim problemeve me shërbimet e telefonisë mobile në mëngjesin e sotëm.

Përmes një komunikate për media, kjo sipas Valës ka ndodhur si shkak i vjetërsisë së pajisjeve të cilat së shpejti do të ndërrohen.

“Sot në mëngjes, në orën 8:48 minuta, për arsye të vjetërsisë së pajisjeve, të cilat edhe ashtu sipas planit do të ndërrohen shumë shpejt, pati një rënie të përgjithshme të shërbimeve të telefonisë mobile në tërë vendin. Ekipet teknike po punojnë që shpejt ta sanojnë gjendjen dhe të rikthejnë shërbimet.

Duke ju kërkuar ndjesë konsumatorëve, për shqetësimin e arsyeshëm, ju njoftojmë se këto pajisje do të ndërrohen shumë shpejt dhe qytetarët do të kenë shërbime të nivelit evropian, falë teknologjisë së fjalës së fundit që e kemi instaluar në disa pjesë të Kosovës dhe të cilën do ta instalojmë së shpejti në tërë vendin, kur të gjitha shërbimet të zhvendosen në platformat e reja!”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.