Kontaktoni

info@gazeta10.com

Gjykimi Special

Pas Thaçit, Specialja i vazhdon paraburgimin edhe Veselit

Gazeta10
17 February 2023 - 16:51

Pas ish-presidentit të Kosovës, edhe ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit i është vazhduar paraburgimi nga Specialja.

Gjykata Speciale, ndonëse është ditë pushimi në Kosovë, ka vazhduar punën e saj, përkundër që është gjykatë e Kosovës.

Vendimi është nxjerrë nga kryetari i Trupit Gjykues, Charles Smith.

Me këtë rast, i është dhënë afat Prokurorisë që parashtresat për rishikimin tjetër të paraburgimit t’i dërgojë deri më 27 prill.

Në vendimin e publikuar sot, Gjykata Speciale thekson se arsyet e mbajtjes së Veselit në paraburgim vazhdojnë të jenë të qëndrueshme.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.