Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

‘Patriot i rrejshëm’, në veri shfaqen poster kundër Milan Radojçiq (FOTO)

Gazeta10
03 February 2024 - 11:38

Në veri të vendit janë shfaqur disa postera kundër Milan Radojçiq.

Në fotot të cilat ka arritur t’i sigurojë Gazeta 10 shihet se në postera Radojçiq përshkruhet si patriot i rrejshëm e kriminel.

“Kush eshte Radojciq?

Patriot i rrejshëm

I dyshuar për vrasjen e shume serbeve në Kosovë

Pronar i narko laboratorëve

Kriminel, i cili ka keqpërdorur te rinjtë për ta pasuruar veten

Terrorist”, shkruhet në njërin nga posterat e vendosur në veri, raporton Gazeta 10.

Ndryshe, Radojçiq ishte përfshirë në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Pamjet e dronit e konfirmuan përfshirjen e tij. Edhe në këtë rast, ai ia doli t’i ikte në drejtim të Serbisë

Pas kthimit në Serbi, Radojiçiq e pranoi vet se morri pjesë në sulmin terrorist në Banjskë.

Pas një intervistimi disa orësh, ai u lirua nga Gjykata e Lartë në Serbi.

Ndërkaq, shteti serb është duke refuzuar që ta ekstradoj atë në Kosovë. /GAZETA 10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
24 September 2026
Lajme
24 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.