Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

PDK, Abdullahu kërkon shkarkimin urgjent të ambasadorit Martin Berishaj

Gazeta10
17 Gusht 2022 - 14:40

Zëdhënsi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu, ka këruar urgjentisht shkarkimin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se ambasadori në fjalë është mbrojtur nga pushtetarët duke përfshirë këtu kryeministrin e presidenten.  

“I tillë çfarë ishte si rast, ka hapur shumë pyetje dhe dilema, ndërkaq për këtë rast, nga ana e pushtetarëve ka pasur pak e hiç përgjigje dhe ato ishin të çuditshme dhe të paargumentuara, e për rrjedhojë krejt kjo ka ngjallur me të drejtë dhe pandalshëm shumë dyshime. Për ne si Parti Demokratike ka qenë skandaloze se, edhe përkundër fakteve që janë sjellë më herët për këtë rast, ambasadori Martin Berishaj është mbrojtur nga pushtetarët aktualë, madje edhe nga Kryeministri edhe nga Presidentja”, tha ai.

Tutje, Berishaj ka thënë se PDK dëshiron të dij me ngulm se si është krijuar dhe zhvilluar ky skandal.

“Ne duam të besojmë shumë dhe kërkojmë me ngulm që të jepen përgjigjet e faktuara mbi atë se ku mbetën 600 mijë eurot e këtij personi i cili ka qenë edhe anëtar i VV-së dhe promotor i kësaj partie në Slloveni dhe gjithandej Evropës, në veçanti të Kurtit politikan të cilin me anketa të shpifura nga Sllovenia, nga viti 2013 e këndej, proklamohej si fitues i zgjedhjeve. Firma e tij ka vetëm një të punësuar, konkretisht vetëm Martin Berishajn, si është e mundur, ky qarkullim me vetëm një njeri. Pse ai nuk e ka deklaruar kompaninë e tij të cilën e ka në Mal të Zi, pse edhe dy kompani të tjera me seli në Kosovë (Myloja L.L.C. dhe Zaslon Kosova L.L.C.) nuk i ka deklaruar në formular”, theksoi ai.

Abdullahu ka thënë se në mënyrë që të ketë një hetim të plotë dhe të papenguar duhet që ambasadori në fjalë të shkarkohet urgjentisht.

“Marrë parasysh të gjitha këto dhe të tjerat si këto, ne si Parti Demokratike e Kosovës, kërkojmë që ambasadori Berishaj të shkarkohet urgjentisht, pos tjerash edhe me qëllim që të mundësohet hetim i drejtë dhe i papenguar. Kjo është dashur të bëhet edhe më herët, por këtë nuk e ka bërë pushteti që e ka mbrojtur dhe përkrahur.Kemi të drejtë të dyshojmë se do të ketë interferim të pushtetit populist në institucionin e pavarur siç është Prokuroria e Shtetit. Kërkojmë nga pushteti t’i mbajë duart larg nga hetimet, sidomos tash, kur kemi parasysh zellin populist që është treguar në mbrojtjen e ambasadorit Berishaj nga kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani”, tha Abdullahu. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
20 Mars 2025

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.