Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Peach: Britania e mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Gazeta10
25 October 2022 - 11:19

Emisari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, ka thënë se e mbështesin e anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, raporton Gazeta10.

Ai, në Samitin e Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Prishtinë, ka deklaruar se janë pro integrimit të Kosovës në shumë sfera.

“Duhet sa më shumë që Kosovën ta inkurajojmë në rrugën euroatlantike. Britania e Madhe e mbështet çdo gjë që përmban unitet”, ka thënë Peach.

Peach ka pohuar se e mbështesin edhe Procesin e Berlinit që sipas tij është një mundësi e mirë për Ballkanin Perëndimor./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.