Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Peci godet qeverisjet e mëhershme: Në të kaluarën, grantet kanë shkuar përmes zyrës së ministrit!

Gazeta10
21 November 2024 - 21:17

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci në ‘Politiko’ me Kushtrim Sadikun, ka thënë se është ministri i vetëm që nuk ka ndikuar asnjëherë në listen e përfituesve të granteve.

Ai ka theksuar se në të kaluarën ka pasur raste që grantet kanë shkuar përmes zyrës së ministrit, porse me ardhjen e tij, kjo situatë ka ndryshuar.

“Në të kaluarën grantet kanë shkuar përmes zyrës së ministrit ndërsa njëri prej vetë ish-drejtorëve në agjencinë, personalisht ma ka thane që jeni ministri i vetëm që nuk ke dërgu asnjë reference asnjë ndërhyrje në proces të vlerësimit”, ka thënë Peci.

Për më tepër, Peci ka insistuar që asnjëherë nuk ka dhënë grante personalisht, madje ka theksuar se as emrat në listen e kandidatëve për përzgjedhje nuk i ka parë.

“Përderisa këta e dijnë çfarë kanë qenë edhe momentin kur publikohet një fitues atëherë ndërdija e tyre thotë ia paska dhanë grantin. Nuk jap grant, nuk i shoh as emrat”, ka thënë Peci. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.