
Kryetari i Mitrovicës Faton Peci i ftuar në emisionin “Politiko” ka folur për zgjedhjet e 7 qeshorit.
Peci i bindur tha se Vetëvendosja i merr më shumë se 57 deputet në Kuvendin e Kosovës, raporton Gazeta10.
“Unë mendojë që prap qytetari ka me vazhdu me trendin e përkrahjes pozitive, nuk e di sa kemi me arrit, po jam i bindur që prapë kemi me pas 57 deputetë, se me i pas me zgjedh presidentin duhet me i pas 80 deputetë, por në këtë rast mendojë që do të ketë një lloj reflektimi te disa parti por ndoshta edhe tek disa individë”, tha ai në Kanal10.
Për më shumë detaje ndiqeni videon më poshtë./Gazeta10