Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Peci: Nuk do të votoj sepse Lista Serbe e ka nisur këtë procedurë, nuk dalë kundër vetes

Gazeta10
21 April 2024 - 13:19

Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka thënë se nuk do të dalë sot për të votuar, pasi që Lista Serbe e ka nisur këtë procedurë, andaj nuk e sheh të arsyeshme ta bëjë një gjë të tillë.

Në lidhje me procesin e sotëm, ai tha se të gjitha qendrat e votimit në komunën e Zveçanit janë hapur me kohë dhe deri tani gjithçka është duke u zhvilluar normalisht.

Ai nuk ka dashur të komentojë mos pjesëmarrjen e qytetarëve serbë në këto votime, ndërsa u shpreh i bindur se nëse do të kandidojë në zgjedhjet e ardhme, sërish do të fitojë.

“Në ora 7:00 të mëngjesit të gjitha qendrat e votimit në komunën e Zveçanit janë hapur. Deri tani gjithçka është duke shkuar në rregull. Jo nuk kam votuar dhe nuk do të votoj për arsye se Lista Serbe e ka nisur këtë procedurë dhe nuk po e shoh të arsyeshme me dalë kundër vetes. Sigurisht që ata i kanë arsyet e veta dhe nuk kanë dalë. Çdoherë kur kam kandiduar kam fituar. Shpresoj se nëse kandidoj prapë do të fitoj”, tha ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
14 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.