Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Pensionistët ankohen në çmimin e lartë të rrymës: S’e dimë si do ta  bëjmë pagesën

Gazeta10
27 December 2023 - 19:08

Qytetarët e vendit vazhdojnë t’i publikojnë faturat e energjisë elektrike me çmime marramendëse të cilat u kanë shkuar për muajin dhjetor.

Këto çmime të energjisë, po dalin të jenë të papërballueshme, sidomos për pensionistët të cilët thonë, faturat u kanë shkuar me çmime shumë me të larta se sa që e kanë pensionin.

Opozita ka kërkuar uljen e menjëhershme të çmimit të energjisë, derisa nga partia në pushtet kanë hedhur dyshime në faturim.

Pensionistes, Bejaze Zuka nga Vushtrria, për muajin dhjetor i ka ardhur fatura e energjisë elektrike,160 euro.

Ajo për Kanal10 thotë se kjo shifër është e papërballueshme për xhepin e saj familjar, pasi sa kjo shumë e pagesës merr pension.

Madje, Zukashton se as këtë muaj nuk kanë shpenzuar energji,për shumën e cila figuron në faturë.

Megjithatë, Zuka thekson se nuk kanë zgjidhje tjetër, pos ta bëjnë pagesën.

Shifra të larta të energjisë elektrike gjatë ditës kanë dërguar në adresën zyrtare të Kanal 10 edhe shumë qytetarë të tjerë që kapin vlerat deri në 700 euro. /Gazeta10/

Kronika e plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.