Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Përballja e Qeverisë Kurti me krizat e kohës

Gazeta10
14 February 2023 - 19:48

Raporti: Bleona Dallaveraj / Kanal10

Qeveria Kurti, sikur në mandatin e parë që u përballë me pandeminë, edhe në të dytin u ballafaqua me kriza të shumta. Që nga viti 2021, ajo që më së shumti i preokuponte qytetarët ishte rritja e vazhdueshme e çmimeve të shumë produkteve. Së fundi, kësaj rritje i është shtuar edhe tatimi në pronë. 

Këto janë vetëm disa nga premtimet që Albin Kurti i bënte sa ishte opozitar.

Lideri i Vetëvendosjes, arriti të ngjitej në krye të shtetit, me një fitore të thellë më 14 shkurt të vitit 2021.

Përgjatë kësaj kohe të ardhjes së tij në krye të ekzekutivit, vendi u përballë me kriza të shumta, përfshirë rritjen drastike të çmimeve, pavarësisht se për këtë ndikuan shumë faktorë të jashtëm.

Disa prej produkteve shënuan rritje rekorde të çmimeve, përfshirë ato elementare.  

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, nga 92 centë sa ishte, çmimi i qumështit në fund të vitit 2022, ka shënuar rritje në 1 euro e 25 centë.

Vezët nga 2 euro e 37 centë, sa ishte para dy viteve, tani kushtojnë 4 euro e 25 centë.

Buka nga 30-35 centë aktualisht kushton 50 centë.

Vaji që kushtonte 1 euro e 54 centë, aktualisht shitet 2 euro e 19 centë.

Kilogrami i sheqerit prej 68 centëve, në vitin 2022 është rritur në 1 euro e 18 centë.

Rritjet preken edhe lëndët djegëse.

Një metër dru nga 30 euro, tani kushton rreth 70 euro.

Peleti, poashtu gjatë kësaj periudhe ka shënuar rritje rekorde, duke shkuar deri në mbi 700 euro për ton.

Çmimet e tjera që shënuan rritje ishte edhe ai i derivateve, dhe produkteve tjera, përfshirë faturat e energjisë elektrike, megjithëse, për mbulimin e tyre, Qeveria është duke subvencionuar një pjesë të pagesës, në kuadër të masave për përballimin e krizës.   

Së fundmi, qytetarët kanë shprehur pakënaqësi të shumta, pasi që edhe çmimi i tatimit në pronë është rritur në mënyrë drastike, ku shumë preh tyre, faturat e janarit u kanë shkuar me çmime shumëfish më të shtrenjta.

Gjatë kësaj periudhe, opozita dhe shoqëria civile kanë hedhur kritika ndaj ekzekutivit për mënyrën e menaxhimit të kësaj situate.

Zyrtarët qeveritarë kanë përmendur disa veprime që kanë marr për të zbutur situatën e vështirë me rritjen e çmimeve, me ç’rast janë aplikuar disa masa në kuadër të pakos për ringjalljen ekonomike. /Gazeta10

Nga Rubrika
Lajme
15 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.