
Një tubim i punonjësve në institucione të caktuara është duke u zhvilluar para hyrjes së sipërme të Stacionit të Policisë së Kosovës dhe objektit të gjykatës në pjesën veriore të Mitrovicës.
Të mbledhurit nuk duan të flasin, e disa prej tyre jozyrtarisht thonë se nuk e dinë arsyen e tubimit. Policia e Kosovës për momentin nuk ka detaje, shkruan KoSSev, transmeton Gazeta10.
Gjatë tubimit të qytetarëve para stacionit policor në pjesën veriore të Mitrovicës, është duke u intervistuar inspektori komunal.
Avokatja Nebojsha Vlajiq në një prononcim për portalin KoSS ka thënë se N.R është paraqitur vetë në stacionin policor.
“Ai ka ardhur me vullnetin e tij sepse ka dashur ta sqarojë këtë situatë, të cilën nuk e ka shkaktuar dhe që i shkakton vetëm shqetësim”, tha Vlajiq.
Në zonën e stacionit policor ndodhen disa pjesëtarë të PK-së të cilët ndërkohë kanë mbyllur portën në të cilën hyjnë veturat.

Për momentin, në mesin e të mbledhurve nuk ka zyrtarë, përveç një këshilltari nga Komuna e Kosovës në Mitrovicën e Veriut.
Në bazë të disa burimeve nga terreni, duke përfshirë edhe ata që janë të njohur me situatën dhe nuk kanë dashur të japin informacione zyrtare, arsyeja e grumbullimit është arrestimi i inspektorit N.R., i cili mbrëmë është denoncuar në policinë e Mitrovicës Veriore nga politikanët, aktivisti dhe udhëheqësi i GI “Srpski opstanak” Aleksandar Arsenijević, shkruan KoSSev.
Dy oficerë në portë thonë se nuk dinë asgjë për arrestimin e N.R. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në një bisedë të shkurtër telefonike na tha se nuk është i njohur me situatën në terren pasi është në pushim.

Rreth orës 12:46 nëpër rrugë kanë kaluar dy xhipa patrullues të EULEX-it, ndërsa nëpër rrugë kalojnë lirshëm veturat e policisë, shkruan KoSSev./Gazeta10.