Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Përfshihet nga zjarri një hotel në Brezovicë, s’ka të lënduar

Gazeta10
15 February 2025 - 12:00

Një hotel në Brezovicë gjatë ditës së shtunë është përfshirë nga flakët.

Këtë për media e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai shtoi se nuk ka të lënduar nga ky zjarr, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

“Sot rreth orës 10:15 kemi pranuar një informatë për një zjarr ku është përfshirë një restorant/hotel në Brezovicë. Ekipet e zjarrfikësve dhe policia kanë arritur menjëherë në vendin e ngjarjes. Zjarrfikësit po punojnë për të lokalizuar dhe shuar zjarrin, ndërsa policia po bënë sigurimin e zonës përreth. Aktualisht, nuk ka raportime për të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme”, tha Veseli.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit për të përcaktuar shkaqet e zjarrit./KK

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.