Gazeta10

Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë, bashkërendohen aktivitetet e nuk ka tërheqje nga reciprociteti me Serbinë

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, ku janë bashkërenduar aktivitetet për reciprocitetin me Serbinë për targa dhe letërnjoftima, raporton Gazeta10.

Ky takim është ftuar për të diskutuar lidhur me situatën e sigurisë të krijuar në vend dhe për bashkërendimin e aktiviteteve ndër-instiucionale pas vendimit për reciprocitetin.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, ka mbajtur takimin e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, për të diskutuar rreth gjendjes së sigurisë në vend dhe për t’i bashkërenduar aktivitetet ndër-institucionale në funksion të zbatimit të ligjshmërisë dhe të sundimit të ligjit në tërë Republikën e Kosovës”, njofton ZKM.

Nga ky takim është thënë se të gjitha procedurat për fillimin e reciprocitetit në targa dhe letërnjoftima me Serbinë janë gati dhe se do të ketë efikasitet në këtë drejtim.

“Institucionet tona kanë zhvilluar tashmë të gjitha procedurat teknike dhe administrative për zbatimin e këtyre vendimeve, dhe në këtë drejtim i sigurojmë qytetarët tanë që mundësimi i zëvendësimit të targave ilegale, sikurse edhe kalimi i qytetarëve në pikë-kalimet kufitare do të procedohen në mënyrë të shpejtë, pa pengesa dhe në kohë të shpejt reale”, thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftimin thuhet se institucionet janë pajtuar që në koordinim me aleatët strategjik të vendit t’i përgjigjen çdo situate të sigurisë.

“Prandaj institucionet e Republikës së Kosovës qëndrojnë të përkushtuara e të bashkuara që t’i përgjigjen çdo situate të sigurisë, çdoherë në bashkërendim dhe bashkëpunim të ngushtë edhe me partnerët tanë strategjik”, thuhet në njoftim. / Gazeta10

NË FOKUS

plagosje
Këta janë dy personat e plagosur sonte në Prishtinë
1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
336590720_790074042536912_216558726298789015_n
Xhaka shënon gol në Serbi ndaj Bjellorusisë (VIDEO)
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337527776_571608834975762_7782847739163049324_n
“Statuja e Skënderbeut do vendoset në Zvicër”, skulptori zbulon kush e porositi
foto
Dalin pamjet e vjedhjes së makinës së kosovarit në Tale të Lezhës në vitin 2020 (VIDEO)
337560741_254666503557563_1469925085196788437_n
Madhështore, Jakaj sypatrembur mposht serbin, Nikolic
USHTA1679844550
Pamje të rënda, si po digjen rusët brenda llogoreve në Ukrainë