
Ka përfunduar në mënyrë të qetë protesta e serbëve e filluar në orën 12:20 minuta në sheshin Car Lazar në Mitrovicën e Veriut, raporton Gazeta10.
“Përfundon në mënyrë të qetë protesta, ka filluar shpërndarja e serbëve”, ka raportuar gazetarja e Kanal10 Gresa Bardhecaj direkt nga Mitrovica e Veriut.
Në këtë tubim kanë mbajtur nga një fjalë rasti drejtori i shkarkuar i policisë rajonale në veri Nenad Gjuriq si dhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, si dhe disa pjesëmarrës të tjerë.
Kjo protest po vjen pasi dje pasdite Lista Serbe ka njoftuar për tërheqjen nga institucionet e Kosovës për shkak të suspendimit të komandantit të policisë rajonale në veri nga Qeveria e Kosovës. / Gazeta10