
Pesë gola janë shënuar në 45 minutat e parë në ndeshjen Slavia Praga – Ballkani.
Vendasit kanë arritur të rikthejnë rezultatin në 3 me 2 në pjesën e parë.
Ballkani shënoi i pari në takim me anë të Ermal Krasniqit, mirëpo nuk vonoi shumë dhe skuadra vendase arriti të barazojë shifrat në 1 me 1 pas një gabimi të Stivi Frashërit.
Skuadra e Ilir Dajës gjeti sërish epërsinë me anë të Meriton Korenicës, por vendasit sërish barazuan me anë të Olaiynkas që shënoi për 2 me 2.
5 minuta para mbylljes së pjesës së parë, Slavia Praga kaloi për herë të parë në epërsi me golin e shënur nga Masopust.