
Për rreth dy orë, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kanë zhvilluar një takim në ‘Vilën 31’ në Tiranë.
Kurti erdhi me urgjencë drejt Shqipërisë, Report Tv ka zbardhur edhe fokusin e bisedës.
Mësohet se në takim është folur për bashkëpunimin Shqipëri-Kosovë, në fushën e infrastrukturës. Konkretisht për Portin e Durrësit, si edhe për hekurudhën Tiranë-Prishtinë. Kurti ka qenë u shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi.
Gjithashtu, ata kanë biseduar edhe për rezolutën e miratuar në Kuvend kundër raportit të Dick Marty-t.