Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Përfundon takimi i kryeministrit Kurti me ambasadorët e QUINT-it

Gazeta10
06 February 2023 - 12:33

Ka përfunduar takimi i madh dhe i papritur në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe ambasadorëve të shumë shteteve prezente në Kosovë.

Gazetarja e Kanal10, Gentiana Gashi që po qëndron para Qeverisë ka thënë se takimi ka përfunduar mes Kurtit dhe ambasadorëve.

Në mesin e ambasadorëve të pranishëm në takim janë ata të Quintit (ShBA, Britani, Francë, Gjermani, Itali), por edhe disa ambasadorë të tjerë.

Ky takim po zhvillohet para një dreke pune që pritet ta zhvillojnë shefi i ekzekutivit, Albin Kurti dhe zëvendësi i tij, Besnik Bislimi me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.