
Ka përfunduar takimi mes KFOR’it dhe përfaqësuesve të Listës Serbe, që u mbajtë në një objekt afër atij të komunës në Zveçan.
Kështu ka bërë të ditur gazetarja e Kanal10, Gresa Bardhecaj e cila ka tentuar të marrë një prooncim nga përfaqësuesit e Listës Serbe, por të njëjtit deklaruan se janë duke pritur se a do të përmbushen kërkesat e tyre.
Protestat kanë përfunduar në orët e pasdites, por në Zveçan tani serbët kanë vendosur tenda gjë që lë të nënkuoptohet se situata do të vazhdoj të jetë e tensionuar edhe në ditët në vazhdim./Gazeta10