Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Përfundon takimi Kurti-Lajçak-Hovenier

Gazeta10
06 February 2023 - 15:14

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Albin Kurti me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier.

Kurti ka zhvilluar këtë takim pune me emisarin evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në një nga restorantet e kryeqytetit.

Poashtu, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i është bashkuar më vonë kësaj dreke pune.

Ndryshe para këtij takimi i cili po mbahet në një nga lokalet në Prishtinë, Kurti ka zhvilluar një takim me ambasadorët e shumicës së shteteve prezente në Kosovë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.