Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Përgënjeshtrohen raportimet e mediave serbe

Gazeta10
29 September 2022 - 19:59

Raporti: Saranda Aliu/Kanal10

Drejtori ekzekutiv i Grupit Ballkanik për hulumtimin e politikave, Naim Rashiti, ka folur për takimin e 3 nëntorit në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Ndërkaq, sa i përket dokumentit të publikuar për një kornizë të re të dialogut, Rashiti ka thënë se nuk duhet të merret për bazë, pasi nuk i dihet autori. Kurse, raportimet e mediave serbe se dy organizata kanë nisur hartimin e statutit të asociacionit të komunave me shumicë serbe, i ka quajtur të pavlera, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, shkruan Kanal10.

Qarkullimi i dokumenteve për një kornizë të re të dialogut Kosovë- Serbi, po shihet me skepticizëm nga personat e përfshirë në këtë proces.

Drejtori ekzekutiv i Grupit Ballkanik për hulumtimin e politikave, Naim Rashiti, në emisionin Politiko, ka thënë se derisa nuk dihet autori i këtyre dokumenteve, ato nuk duhet të merren për bazë.

Rashiti i ka përmendur disa prej pikave përbërëse të këtij dokumenti, të cilat thotë se vetë i ka parë.

Rashiti ka kërkuar vëmendje më të madhe ndërkombëtare, për t’i dhënë një epilog procesit të dialogut.

Ditë më parë, presidentja Vjosa Osmani e kryeministri Albin Kurti kanë demantuar vërtetësinë e dokumentit që fliste për kornizë të re të dialogut.

Sipas presidentes Osmani, kur ka përpjekje të intensifikuara të dialogut mes dy shteteve, dalin dokumente nga organizata fantome.

Ndërkohë, raportimet e mediave në Beograd  se po shkruhet statuti i themelimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i ka quajtur të pavlera.

Edhe dy organizatat kanë reaguar ndaj raportimit të medieve serbe.

Fondacioni gjerman “Friedrich-Ebert-Stiftung” dhe Institutit Evropian për Paqe, kanë përgënjeshtruar raportimin e gazetës serbe “Novosti” se u është besuar detyra për hartimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.