
Shpejtim Bulliqi, kryetari i komunës së Podujevës, përmes lidhjes direkte në emisionin Raport iu është përgjigjur ankesave të banorëve të atij qyteti.
Bulliqi lidhur me ankesat për mungësë uji në disa zona deklaroi se ka ndikuar sezona verore por edhe keqpërdorimi i ujit nga qytetarët.
“Zakonisht stina e verës i sjell këto probleme, në veçanti në komunën tonë këto janë më të shprehura. Fatkeqësisht duhet të pranojmë faktin që ka raste te keqpërdorimit të ujit të pijes përkundër faktit që dukuritë e tilla i luftojmë. Por sidoqoftë për shkak të presionit dhe sasisë së pamjatueshme normal në shumë lokalitete shprehet mungesa e ujit ndërkaq për fshatin e përmendur, është diskutu para pak ditësh dhe aludohet që është nëj defekt në gypin që dërgon atje, e që nuk është i kaulitetit të mirë”.
Tutje, i pari i kësaj komune tha se është punuar në një projekt i cili akutalisht ka ngecur për shkak të problemeve pronësore ku kalon gypi dhe se janë në negociata me banorët.
Ka pasur projekte në disa fshatra por që janë paraqitur probleme të ndryshme ndër vite të cilat tashmë gradualisht duhet të sanohen në bashkëpunim me kompaninë rajonale të ujësjellësit.
Ndërkaq Bulliqi i pyetur për ankësën rreth mungesës së stafit mjekësor në lagjen e Dëshmorëve
“Nuk besoj që ka në asnjë komunë, në Kosovë furnizim më të mirë se sa komuna e Podujevës.Ambulanta në Lagjen e Dëshmorëve është, mjeku nuk e di sa herë në javë vjen. Dilni në terren, verifikojeni e nëse nuk del ashtu atëherë jap përgjegjësi unë”, përfundoi Bulliqi.