Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Përparim Rama kërkon ekspertizë urgjente për rrëzimin e kulmit të Komunës

Gazeta10
22 January 2024 - 13:35

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka dalurmbajtur sot në konferencë pesë ditë pas rrëzimit të kulmit të komunës së Prishtinës.

Rama ka kërkuar ekspertizë urgjente për rrëzimin e kulmit të Komunës.

“Problemi me kulmin ka qenë edhe më parë. Duhet ekspertizë urgjente e preliminare për të ditur se çka e ka shkaktuar këtë problem me kulmin e ndërtesë. Kam ftuar ekspertët e fushës, Visar Gecin e Gëzim Kastratin, që i kam parë si profesionistë që veprojnë jashtë Komunës për të analizuar e për të na dhënë një gjendje preliminare për rrëzimin e kulmit”, ka thënë Rama.

Në konferencë, i pari i kryeqytetit ka bërë të ditur se gjendja e të lënduarës është jashtë rrezikut për jetë.

“Jemi në kontakt çdo ditë me doktorët, e kam qenë në kontakt me familjen e saj. Për fat të mirë, gjendja është stabile, por ende është në rrezikshmëri të lartë” ka thënë Rama.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
24 September 2026
Lajme
24 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.