
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë mbrëmjes së djeshme ka vdekur një grua, e cila kishte qenë e përfshirë në aksidentin e trafikut të ndodhur ditën e premte në Gërdovc të Podujevës.
Sipas njoftimit të PK-së, në këtë aksident janë përfshirë dy vetura dhe shtatë persona janë lënduar, shkruan Gazeta10.
“Fsh. Gërdovc, Podujevë 19.05.2023 – 20:55. Me datën e cekur kishte ndodhur aksident trafiku në të cilin ishin përshirë dy vetura. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur veturën tjetër të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovar. Si pasojë, lëndime kanë pësuar shtatë pasagjerë kosovarë të cilët ishin dërguar për tretman mjekësor. Me datë 21.05.2023 viktima femër kosovare e cila ishte duke u trajtuar në QKUK, dyshohet si pasojë e lëndimeve, ka ndërruar jetë.”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Sa i përketë viktimës, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i saj është dërguar në IML për obduksion./Gazeta10