
Një përplasje e ashpër është zhvilluar në “Politiko” në mes të zëvendësministrit të Drejtësisë, Vigan Qorrollit dhe analistit politik, Halil Matoshit.
Analisti politik, Halil Matoshi ka akuzuar zyrën e kryeministrit se në vazhdimësi ka publikuar të pavërteta.
“A e man men kur ka thane zyra e kryeministrit ndonjë të vërtetë? Këta veç kanë rrejtë katër vjet. Katër vjet me lëshu gënjeshtra e me kujtu që po i besoj a?”, ka pyetur Matoshi.
Megjithatë, ndaj një deklarimi të tillë ka reaguar zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli.
“Gazetarët e Kanal 10 çdo ditë kontaktojnë me zëdhënësin e qeverisë. Nuk besoj që kontakton ti me të. Mos spekulo që qeveria gënjen se tash ti po gënjen”, ka thënë Qorrolli në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.
“Zëdhënësi i qeverisë veç ka rrejtë. Ai nuk ka rrejtë kur ka thënë që janë votu 22 ligje qekaq”, ka thënë Matoshi. /Gazeta10/