
Pesë persona kanë mbetur të lënduar si shkak i një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Lëbushë të Deçanit, raporton Gazeta10.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi e konfirmoi lajmin për Gazeta10 dhe tha se në këtë aksident ishin të përfshira dy vetura.
Tutje, Gashi bëri të ditur se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
Kujtojmë se aksidentet në këtë rajon të vendit nuk janë të pakta, dy javë më parë në një aksident në Novosellë të Pejës kishte vdekur një person ndërkohë që tret ë tjerë ishin lënduar rëndë./Gazeta10