Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Pesë të lënduar nga aksidenti i mbrëmshëm në Prishtinë, policia jep detaje

Gazeta10
27 February 2023 - 8:38

Një aksident trafiku ka ndodhur në mbrëmjen e djeshme në Prishtinë, si pasojë e të cilit mbetën të lënduar pesë persona.

Lajmin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila ka thënë se në këtë aksident ishin të përfshira dy vetura.

“Rreth orës 00:20  kemi pranuar informatën se në rrugën ” Fehmi Lladrovci” në Prishtinë,  ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.  Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.  Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor.”, ka thënë Ahmeti.

Me rastin është duke u marrë njësiti i trafikut./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.