Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Petar Petkoviç i ankohet edhe Escobar-it: Nuk më lanë të hyjë në Kosovë

Gazeta10
20 October 2022 - 13:27

Zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escsbar, u takua edhe me kryenegociatorin e palës sebre, Petar Petkoviç, raporton Gazeta10.

Petkoviç emisarit amerikan i ka thënë se negociatat Kosovë-Serbi duhet të vazhdojnë duke insistuar në themelimin e Asociacioni të Komunave me shumicë serbe.

Temë e diskutimit, ishte edhe tema e riregjistrimit të targave, çështja e Udhërrëfyesit për Energjinë dhe marrëveshjet tjera të dialogut të Brukselit.

Petkoviç i është ankuar për dënimin e ish-ministrit serb në Kosovë, Ivan Todosijeviç, me 1 vit burg, i cili e mohoi masakrën e Reçakut, si dhe dënimin e 20 vjeçarit Nikola Nedjelkoviç i cili në Gazimestan bërtiti “vrite shqiptarin”.

“Verdikte të tilla mohojnë të drejtën e mendimit, lirisë së fjalës dhe shprehjes të serbëve në Kosovë dhe zhbëjnë liritë civile dhe demokratike”, ka thënë Petkoviç për dy rastet në fjalë.

Gjithashtu raportohet se ai diskutoi rreth ndalimit të tij për të hyrë në Kosovë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.