Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Petkoviq i reagon Velës, e akuzon se është bërë zëdhënës i opozitës në Beograd

Gazeta10
17 May 2023 - 12:44

Kryenegociatori i palës serbe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Petar Petkoviq, e ka akuzuar Blerim Velën, shefin e kabinetit të presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, se është bërë zëdhënës i opozitës serbe në Beograd.

“Urime Blerim Vela! Sapo jeni bërë zëdhënës i opozitës serbe! Ju treguat se[kryeministri i Kosovës, Albin] Kurti është duke e mbështetur opozitën në Beograd!”, ka shkruar në Twitter Petkoviq, pasi, sipas tij, të dy palët kanë synimin e njëjtë, sikurse Kurti dhe opozita në Serbi.

Më tej, ai ka thënë që njerëzit në veri të Kosovës janë me presidentin e Serbisë Aleksandar  Vuçiq dhe jo me Kosovën.

“Presidenti Vuçiq dhe përfaqësuesit tanë në Republikën e Kosovës, po luftojnë për interesat e popullit tonë! Ju mund të mashtroni dhe urreni, por njerëzit janë me ne!”, ka përfunduar ai në Twitter.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
18 September 2026
Lajme
18 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.