
Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hisen Berisha ka deklaruar se ka pasur pritshmëri që ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të lejohej nga Dhomat e Specializuara që të merrte pjesë në varrimin e babait.
Megjithëse e kritikon vendimin e kësaj gjykate, Berisha ka theksuar se vendimi i saj nuk mund të ndryshohet.
“Pritjet emocionale dhe njerëzore kanë qenë që ai të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit, mirëpo vlerësimi i Dhomave Speciale është autonom. Çfarëdo etiketimi që i bëjmë, ne nuk mund të ndryshojmë vendimin që e ka marrë gjykata”, ka thënë Berisha në “Politiko”.
Në fund, Berisha ka theksuar se “pjesëmarrja masive e shqiptarëve në varrimin e babait tregon respektin që ka Hashim Thaçi në shqiptari”. /Gazeta10/