Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Plagoset aksidentalisht një person me armë zjarri nga shoku i tij në Pejë

Gazeta10
16 February 2023 - 17:17

Një person në Ramun të Pejës është plagosur aksidentalisht me armë zjarri nga shoku i tij.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën10, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai tha se viktima është plagosur në këmbën e djathtë nga arma e zjarrit.

Ndërsa, sipas Gashit i dyshuari, shoku i viktimës është paraqaitur vet në stacionin e policisë.

“Sot policia nga spitali rajonal i Pejës , emergjenca e spitalit  është njoftuar se kanë pranuar një person të plagosur nga arma e zjarrit. Menjëherë ju kanë përgjigjur rastit ,viktima është plagosur në këmbën e djathtë personeli mjekësor ka intervenuar dhe është i ndalur në spital për tretman mjekësor. I dyshuari i rastit është paraqitur vet në stacionin policor dhe e ka sjell dhe dorëzuar armën me të cilën është kryer vepra. Sipas viktimës dhe të dyshuarit të cilët janë shokë në mes vete, plagosja ka ndodh aksidentalisht në vendin e punës ku ata punojnë. Në vendin e ngjarjes është gjet gëzhoja e armës dhe është konfiskuar arma. I dyshuari është intervistuar nga njësiti i hetimeve dhe me urdhër të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt“, deklaroi Gashi për Gazetën10.

“Kanë deklaruar të dytë që janë shokë dhe e kanë pranuar që rasti ka ndodh aksidentalisht. Viktima është duke marr tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Pejë”, ka shtuar Gashi. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.