Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Plagoset me thikë në zemër një pushues nga Kosova në Shëngjin

Gazeta10
03 August 2023 - 22:15

Një sherr me thika ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në Kune të Shëngjinit.

Një 50-vjeçar i identifikuar si Selim Bllaca me origjinë nga Kosova ka mbetur i plagosur nga një person tjetër H. B. 66 vjeç, po nga Kosova, i cili është arrestuar.

I plagosuri ka marrë plagë në zemër dhe ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Lezhës, ndërsa mësohet se gjendja e tij është rënduar.

Thika është sekuestruar, ndërsa vijojnë veprimet nga grupi hetimor për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj. /top-channel

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.