Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Plagosja e trefishtë në Veternik, policia interviston nëntë persona – i dyshuari në arrati

Gazeta10
13 August 2024 - 10:19

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të shtënat me armë zjarri në Veternik gjatë ditës së djeshme, ku të plagosur mbetën tre persona.  Konflikti kishte nisur me një rrahje,  duke kaluar më pas edhe në përdorimin e armës së zjarrit.

Për rastin, policia bën të ditur se janë intervistuar nëntë persona, e po ashtu është identifikuar një i dyshuar, i cili është në kërkim policor.

“Rr. Prishtinë-Ferizaj 12.08.2024 – 06:04. Gjatë një rrahje ku ishin të përfshirë disa persona, ishin përdorë edhe armë zjarri. Lëndime trupore kanë pësuar dy femra dhe një mashkull kosovar. Në vendngjarje në cilësi të provave materiale është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë. Lidhur me rastin janë intervistuar 9 persona.

Të lënduarit janë dërguar ne tretman mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin është identifikuar një i mashkull kosovar cili është në kërkim policor”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
24 September 2026
Lajme
24 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.