Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

‘’Po flet të pavërteta, marre’’ – Përplasen ministri Murati me deputetin e VV-së (Video)

Gazeta10
05 June 2023 - 15:42

Në mbledhjen e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere ka ndodhur një përplasje mes ministrit të Financave, Hekuran Muratit dhe deputetit të Vetëvendosjes, Eman Rrahmanit, shkruan Gazeta10.

Gazetarja e Kanal10 e cila ishte prezente në këtë mbledhje, Bleona Dallaveraj raportoi se kjo përplasje me fjalë filloi pasi ministri Murati deklaroi se deputetët kanë më shumë asistentë se sa kanë këshilltarë ministrat.

Pas kësaj, ka reaguar bashkëpartiaku i tij, Rrahmani duke e akuzuar se po fletë të pavërteta sepse nëse një ministër i Qeverisë i ka gjashtë këshilltarë, duke mos llogaritur edhe të zëvendësministrave, del se Qeveria të ketë më shumë ‘’asistentë’’ se sa legjislativët.

Madje, Rrahmani në një pjesë i drejtohet Muratit ‘’është marre kështu’’.

Brenda subjektit Vetëvendosje, tani e një kohë ka përçarje. Së fundi nga kjo parti, dolën edhe dy deputët, Fatmir Humolli dhe Haki Abazi./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.