Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

​“Po ministresh, i kam duart me gjak”, Berisha i kundërpërgjigjet Haxhiut me video të luftës

Gazeta10
23 February 2023 - 17:50

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ka publikuar një video e realizuar gjatë luftës në Kosovës, si një kundërpërgjigje ndaj ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila në Kuvend iu drejtua sot Berishës, se mos ta përmend rastin e Deharit sepse i ka duart me gjak, raporton Gazeta10.

Berisha, ka shkuar se ai i ka duart me gjak, duke lë të nënkuptoj se i ka duart me gjakun e luftës për liri të Kosovës.

“Pretendimi se Hisen Berisha, i ka duart me gjak, tregon dëshpërimin e ministreshës Haxhiu, e cila po bënë e thotë gjëra të dëshpëruara. Po ministresh, i kam vërtetë duart me gjak”, ka shkruar ai.

Tutje, Berisha ka thënë se ideja që të ndalohet me ligj të flitet për rastin Dehari, tregon se po synojnë të mos zbardhet e vërteta.

“Deklarimi i ministres së drejtësisë se, “duhet me jau ndalu me ligj me fol per vellezerit Dehari këtu” tregon se çfarë synojnë këta. Pra, u pa që synojnë me ua mbyll gojën qytetarëve edhe deputetëve, të kërkojnë zbardhjen e të vërtetës dhe të vëndoset drejtësi. Njejtë kështu reagoi kjo ministre e dyshimtë, edhe ndaj prokurorit, duke i thënë: “hek dor sa është heret”!”, ka shkruar ai.

Pra, u pa që synojnë me ua mbyll gojën qytetarëve edhe deputetëve, të kërkojnë zbardhjen e të vërtetës dhe të vendosët drejtësi. Njëjtë kështu reagoi kjo ministre e dyshimtë, edhe ndaj prokurorit, duke i thënë: “hek dor sa është herët”!”, ka shkuar Berisha.

Së fundi, Berisha ka thënë se atij s’ka mundur askush të ia ndal fjalën as regjimi serb e s’do të mundet as pushteti i Kurtit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.