
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka konfirmuar në “Politiko” se LVV ka pranuar që ta bëjë ministre Duda Baljen.
Ai këtë deklaratë e dha teksa tregonte për përpjekjet për konstituimin e kuvendit nga partia që doli e para në zgjedhjet e 9 Shkurtit.
“Pe them një të vërtetë publike, krejt deputetët i kemi taku kemi pranu me bo edhe ministre edhe Duda Baljen”, tha Rexhaj.
“Këtu është duke ndodhë diçka, krejt minoritetet më herët iu kanë bashkëngjitë qeverive”, tha Rexhaj. /Gazeta10