Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pas dy jave ndërrohen Policët e bllokuar në Leposaviq

Gazeta10
24 December 2022 - 23:08

Policët të cilët kanë qenë të bllokuar tash e dy javë në Leposaviq, për shkak të barrikadave në veri të Kosovës, sapo është bërë ndërrimi i tyre.

Ata tashmë gjinden në drejtorinë policore në jug, raporton Gazeta Express.

Lajmin për Gazetën Express e konfirmoi kryetari i Sindikatës së Policëve të Kosovës, Imer Zeqiri.

Ai tha se gjendja e tyre shëndetësore në përgjithësi është e mirë.

“Po ashtu është. Në përgjithësi gjendja shëndetësore është e mirë”.

Kujtojmë se për dy javë, këta policë qëndruar atje të bllokuar, me ushqim të konservuar e pamundësi për t’u pastruar e ndërruar rrobat.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.