Politiko

Policët në tubime politike, Kryeziu: Ligjet nuk i ndalojnë jashtë orarit të punës, IPK i dënon veprimet e tilla

Gazeta10
10 Janar 2025 - 21:21

Udhëheqësi i Demokracisë në Veprim, Ismet Kryeziu ka komentuar rekomandimin e Inspektoriatit Policor për të suspenduar një kolonel policor, i cili dyshohet se mori pjesë në një tubim politik.

Kryeziu ka thënë se ligjet dhe udhëzimet administrative nuk e ndalojnë pjesëmarrjen në tubime të tilla publike, por që rregullat e Inspektoriatit Policor e dënojnë një veprim të tillë.

“Kemi pare që ligjet, por edhe udhëzimet administrative  nuk është se e ndalojnë pjesëmarrjen e policëve jashtë orarit të punës në një takim publik. Por rregulloret e brendshme të Inspektoriatit Policor tregojnë që është shkelur etika”, ka thënë Kryeziu.

Megjithatë, Kryeziu ka thënë se deklaratat e avokatit të kolonelit shpërfaqin edhe tendencën për lajme të rreme për ta ndikuar këtë process zgjedhor. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.