Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia arreston arsimtarin që dyshohet për dhunë ndaj nxënësit

Gazeta10
07 March 2026 - 9:13

Një arsimtar i një shkolle fillore në Mamushë është arrestuar pasi dyshohet se ka keqtrajtuar një nxënës gjatë ushtrimit të detyrës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima ka marrë tretman mjekësor dhe është liruar për shërim në shtëpi.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari ndodhet në ndalim policor.

“Mamushë  06.03.2026 – 10:30.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, arsimtar i shkollës fillore i cili ka keqtrajtuar një nxënës. Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe është liruar në shërim shtëpiak. Me vendim të prokurorit i dyshuari është në ndalim policor”, njofton PK

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.