Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Policia bashkë me disa qytetarë shpëtojnë një person që ishte rrokullisur me traktor (FOTO)

Gazeta10
15 March 2023 - 16:55

Policia e Kosovës së bashku me disa qytetarë kanë ndihmuar një person mbrëmjen e djeshme i cili ishte rrokullisur me traktorin e tij duke mbetur nën traktor, në fshatin Bellobërdë.

Në komunikatën e Policisë bëhet e ditur se jeta e qytetarit ishte e rrezikuar por pas intervenimit të policisë dhe ndihmën e disa qytetarëve, arritën ta shpëtojnë personin, raporton Gazeta10.

“Me datën 14.03.2023, rreth orës 18:20, një njësi policore derisa ishte në patrullim në fshatin Bellobërdë komuna e Leposaviqit, kanë hasur në një vet-aksident, ku një qytetar ishte rrokullisur me traktorin e tij duke mbetur nën traktor dhe jeta e tij ishte seriozisht e rrezikuar. Zyrtarët policorë menjëherë kanë intervenuar dhe me ndihmën e disa qytetarëve kanë arritur që ta largojnë traktorin dhe ta nxjerrin personin që kishte pësuar aksident.”, thuhet në komunikatë.

Tutje bëhet e ditur se personi ka marrë tretman mjekësor dhe gjendja shëndetësore e tij është e mirë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.