Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia dhe KFOR-i kapin në flagrancë dy serbë duke u futur ilegalisht në Kosovë

Gazeta10
06 April 2024 - 13:26

Njësia patrulluese e Policisë Kufitare së bashku me KFOR-in, gjatë patrullimit kanë vërejtur një veturë duke hyrë nga Serbia në Kosovë, jashtë pikës së kalimit kufitar.

Në raportin 24 orësh të Policisë, bëhet e ditur se brenda veturës ishin dy shtetas serb.

“Fsh. Izvor, Zubin Potok 05.04.2024 – 16:20. Njësia patrulluese e Policisë Kufitare së bashku me KROR-in, gjatë patrullimit kanë vërejtur një veturë duke hyrë nga Serbia në territorin e Republikës së Kosovës jashtë Pikës së Kalimit Kufitar. Vetura është ndaluar, e njëjta drejtohej nga i dyshuari mashkull serb dhe në të ishte edhe një pasagjer mashkull serb”, njofton policia.

Tutje në njoftim thuhet se lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, teksa ka sugjeruar që të vazhdohet në procedurë të rregullt.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.