Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Policia konfirmon se mbrëmë u bllokua rruga në territorin e Serbisë që e lidhë me Kosovën

Gazeta10
28 December 2022 - 9:56

Policia e Kosovës ka thënë se mbrëmë në orët e vona është bllokuar rruga në territorin e Serbisë që e lidhë me Kosovën, raporton Gazeta10.

Në njoftimin e tyre thuhet se dje në orët e vona të mbrëmjes është bllokuar rruga në territorin e Serbisë.

Më tej, thuhet bllokimi i rrugës është bërë afërsisht në kilometrin e dytë të territorit të Serbisë.

Tutje, në njoftim thuhet se për shkak të këtij bllokimi është mbyllur pika kuftiare me Serbinë.

Më tej, Policia e Kosovës ka ftuar qytetarët që të mos frekuentojnë pikat që lidhin Kosovën me Serbinë deri në njoftimin e radhës.

Këtu keni postimin e plotë:

“KOMUNIKATË PËR MEDIA

Për shkak të bllokimit të rrugës në Serbi, pika kufitare ”Merdare” është mbyllur për qarkullim

Prishtinë, më 28 dhjetor 2022

Në orët e vona të mbrëmjes së datës 27.12.2022, bazuar në informacionet e siguruara, nga persona të dyshuar është bllokuar rruga në territorin e Serbisë që e lidhë me Republikën e Kosovës.

Bllokimi rrugës është bërë afërsisht në kilometrin e dytë në territorin e Serbisë, nga pika kufitare “Merdare” e cila për shkak të kësaj bllokade është mbyllur për qarkullim.

Një bllokim i tillë i kundërligjshëm ka pamundësuar lëvizjen dhe qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave, andaj ftojmë qytetarët dhe bashkatdhetarët tanë që të shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare për qarkullim, duke përjashtuar pikat kufitare “Jarinje”, ”Bernjak” dhe “Merdare”, deri në njoftimin e radhës”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Kujtojmë se veriu i Kosovës vazhdon të jetë i barrikaduar nga serbët lokal atje duke bllokuar disa rrugë qe më shumë se dy javë.

Institucionet e Kosovës si dhe ato ndërkombëtare kanë kërkuar heqjen e tyre si dhe uljen e tensioneve. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.