Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Policia e Kosovës pajiset me armë të gjata

Gazeta10
12 January 2024 - 15:53

Nga sot të gjitha patrullat e Policisë së Kosovës do të pajisen me armë të gjata.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sveçla ka deklaruar se blerja e këtyre armëve do të rris efikasitetin në luftimin e krimit.

“Nga sot të gjitha patrullat e Policisë së Kosovës do të pajisen me armë të gjata.Me blerjen e këtyre armëve për të gjitha patrullat policore anekënd Republikës së Kosovës rritet efikasiteti në luftimin e krimit me çka mundësohet një ambient më i sigurt, rend publik më i qetë dhe më shumë siguri për zyrtarët tanë policorë”, thotë ministri në postimin e tij në Facebook.

Sveçla ka falënderuar shtetin kroat për bashkëpunimin e ngushtë dhe korrekt me institucionet e Republikës së Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.